Skip Navigation LinksCSL home > Library > Document

PROMOVIMI I ZHVILLIMIT EKONOMIK NËPËRMJET SHOQËRISË CIV...

w

Promovimi i zhvillimit ekonomik nëpërmjet shoqërisë civile - faza e dytë - Raporti hulumtues lidhur me zhvillimin ekonomik lokal

18 pages, pdf
 Превземи Назад

PROMOVIMI I ZHVILLIMIT EKONOMIK NËPËRMJET SHOQËRISË CIVILE
– Faza e dytë -
Raporti hulumtues lidhur me zhvillimin ekonomik lokal



Publisher:
Institute for Development Research (RIINVEST), Kosovo

Date: 2003

Volume: 18 pages, pdf


Description

Ky raport përmban vlerësimet mbi proceset në zhvillimin ekonomik lokal në Kosovë dhe është përgatitur në kuadër të projektit ”Promovimi i Zhvillimit Ekonomik nëpërmjet Shoqërisë Civile” – faza e dytë, mbështetur nga USAID. Raporti ka për qëllim të bëjë vlerësimin masave dhe të aktiviteteve të ndërmarra në realizimin pas mbajtejs se sesionit V të Tryezës së Forumit Ndërkombëtar (16 Prill 2002). Ai jep një paqyrë të zhvillimeve sidomos lidhur me realizimin e rekomandimeve nga kjo tryezë. Përpos kësaj, raporti synon që të bëjë aktualizimin e rekomandimeve sipas nevojës, karshi gjendjes aktuale në zhvillimin ekonomik lokal. Në mënyrë më specifike raporti trajton këto çështje: Konsolidimi i pushtetit komunal, Zhvillimi ekonomik, Politika tatimore, dhe Shërbimet publike. Ky Raport është bazuar në vizitat në terren të stafit të Riinvestit, në raportet hulumtuese të Riinvestit, dhe në raporte hulumtuese të institucioneve të tjera. Ekipi i Riinvestit ka zhvilluar biseda punuese në Ministrinë e Shërbimeve Publike, me Kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, në Kuvendin Komunal të Gjilanit, në Qeveritë Komunale të Prishtinës, të Malishevës dhe të Shtimjes. Janë shfrytëzuar materialet dhe publikimet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe materialet dhe publikimet e institucioneve dhe organeve të tjera vendore dhe ndërkombëtare që kanë të bëjnë me problematikën e pushtetit lokal dhe zhvillimin ekonomik lokal.