Skip Navigation LinksCSL home > Library > Document

PRIVATIZIMI DHE POST PRIVATIZIMI

w

Privatizimi dhe Post Privatizimi

46, pdf
 Превземи Назад


Privatizimi dhe Post Privatizimi



Publisher: Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest, Kosovë

Date: 2008

Volume: 46, pdf

Description
Ky raport është përgatitur sipas programit të Forum 2015 për të përmirësuar nivelin e informimit të aktorëve që krijojnë politikat dhe aktorëve të tjerë të interesuar. Gjithashtu synimi i këtij raporti është që të kontribuojë në rritjen e transparencës dhe përgjegjësisë e sidomos të ndikojë në përmirësimin e politikave për përfundimin e suksesshëm të këtij procesi të rëndësishëm. Raporti është bazuar në anketën e 75 ndërmarrjeve të përzgjedhura në mostër nga Regjistri elektronik i AKM sipas metodës së rastësishme, veç kësaj janë anketuar të gjitha ndërmarrjet e privatizuara me metodën speciale të spin off-it (23sosh). Aktivitetet kërkimore kanë përfshirë edhe 7 studime rasti (kompani të privatizuara) si dhe intervista me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Instituti Riinvest që nga fillet e hershme të tranzicionit ka qenë shumë i angazhuar me aktivitete kërkimore dhe aktivitete nxitëse e advokuese për të zbatuar një program efektiv të privatizimit. Gjatë periudhës 2001-2005 kemi publikuar 4 raporte lidhur me aspektet e ndryshme të privatizimit në Kosovë. Këto raporte përmbajnë argumente teorike dhe të tjera në favor të zbatimit të privatizimit dhe vejnë në pah pasojat negative për shoqërinë dhe ekonominë Kosovare nga hezitimet dhe vonesat që e shoqëruan këtë proces në Kosovë. Këto raporte po ashtu japin një pasqyrë të metodave të ndryshme dhe të efekteve të tyre në ekonomitë e ndryshme në tranzicion.