Skip Navigation LinksCSL home > Library > Document

QEVERISJA KORPORATIVE NË NDËRMARRJET PUBLIKE NË KOSOVË

w

Qeverisja Korporative Në Ndërmarrjet Publike Në Kosovë

40, pdf
 Превземи Назад


Qeverisja Korporative Në Ndërmarrjet Publike Në Kosovë



Publisher: Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest, Kosovë

Date: 2008

Volume: 40, pdf

Description

Qëllimi i këtij studimi është që të analizojë sfidat me të cilat përballet Qeveria e Kosovës (si pronare në mirëbesim) në procesin e fuqizimit të qeverisjes korporatave në ndërmarrjet publike (NP) qendrore. Studimi gjithashtu synon që të përmirësojë informimin e palëve të interesuara në arritjet e deritanishme si dhe të ofrojë rekomandime për të përmirësuar qeverisjen korporative në këto NP. Mungesa e një qeverisjeje të mirë korporative, posaçërisht e NP-ve që kanë karakteristika të monopoleve natyrore, mundësojnë çrregullimin e tregut dhe në anën tjetër privojnë qytetarët nga shërbimet publike cilësore. Gjithashtu, në kushtet kur planifikohet futja e sektorit privat në këto industri, mungesa e një qeverisjeje të mirë korporative dekurajon investitorët, veçanërisht investitorët e huaj, dhe në këtë mënyrë ngadalëson evoluimin e mëtutjeshëm të pronësisë dhe kontribuon në stagnimin e ekonomisë. Duke shfrytëzuar të dhëna primare dhe sekondare, ky studim vlerëson zhvillimet nga vlerësimi i fundit i kryer në vitin 2008. Ky studim analizon pikëpamjet e gjitha palëve të interesuara në këtë proces, përfshirë: anëtarët e bordeve të këtyre ndërmarrjeve, Njësinë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike (NJPMNP), përfaqësuesit e parlamentit, shoqërisë civile, mediave dhe institucioneve ndërkombëtare. Rezultatet tregojnë se ka pasur një avancim në kuadrin ligjor dhe institucional, megjithatë zbatimi i dispozitave ligjore, përfshirë mbikëqyrjen e zbatimit, ka ngecje evidente. Instituti Riinvest në kuadër të partneritetit shumëvjeçar me Qendrën Ndërkombëtare për Ndërmarrje Private (CIPE), që nga viti 2006, ka qenë i angazhuar në promovimin e qeverisjes moderne korporative në Kosovë, në kuadër të tri projekteve.